BOTA /

Marrëveshje prej 835 milionë dollarësh, gjiganti 'Toyota' tërheq milionat nga Lojërat Olimpike

Kompania shprehu pakënaqësinë e saj me mënyrën se si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar përdor fondet e sponsorizimit

Shkruar nga M.H

Marrëveshje prej 835 milionë dollarësh, gjiganti

Gjiganti Toyota ka vendosur të tërheqë fondet e sponsorizimit të Lojërave Olimpike, pasi sipas konstatimeve nuk po përdoren në mënyrë efektive nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të mbështetur atletët dhe për të promovuar sportin.

Kompania nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi prej 835 milionë dollarësh në vitin 2015 që mbulonte katër olimpiada, duke filluar me Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang. 

Pavarësisht kësaj, Toyota shprehu pakënaqësi edhe me përgjigjen e IOC gjatë pandemisë COVID-19, kur vendosi të mos transmetonte reklama olimpike në televizionin japonez për shkak të reagimit negativ të publikut në mes të pandemisë e në vazhdim.

Edhe pse u tërhoq nga Olimpiada e Parisit, kompania synon të ruajë sponsorizimin e saj me Komitetin Ndërkombëtar Paralimpik.

Ky zhvillim konsiderohet si një goditje e madhe për IOC, pasi Toyota është një nga sponsorët kryesorë të saj dhe pritet të ndikojë në strategjinë më të gjerë të sponsorizimit të ngjarjes olimpike.

Sipas informacioneve, kompania po shqyrton mënyra të reja komunikimi me botën dhe klientët e mundshëm, si prania e saj më e fortë dixhitale, por edhe kontakti i drejtpërdrejtë i botës me makinat e saj përmes rikthimit dinamik në shfaqjet e makinave me interes tregtar./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: