BOTA /

Mbahet ceremonia mortore e liderit të Hamasit, marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë. Zi dhe 'premtime' për hakmarrje

Një turmë zie, që mbante në duar portrete të liderit të Hamasit dhe flamuj palestinezë, u mblodh për përcjelljen e fundit të liderit dhe premtuan se do të hakmerreshin për atentatin e rëndë

Shkruar nga M.H
Mbahet ceremonia mortore e liderit të Hamasit, marrin pjesë
Pamje nga funerali

Funerali i liderit të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Ismaïl Haniyeh, i vrarë tragjikisht në rezidencën e tij në Teheran, nga një sulm që dyshohet izraelit , filloi ditën e sotme në qendër të kryeqytetit.

Një turmë zie, që mbante në duar portrete të liderit të Hamasit dhe flamuj palestinezë, u mblodh për përcjelljen e liderit dhe premtuan se do të hakmerreshin për atentatin e rëndë.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit ku brohoriteshin parullat “Vdekje SHBA-së dhe Izraelit”.

Vrasja në moshën 61 vjeçare e liderit politik të Hamasit pranë Bejrutit, ngren frikën për një përhapje më të gjerë të luftës, midis dy vendeve, e cila ka vazhduar për gati dhjetë muaj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u bëri thirrje këtë të enjte "të gjitha palëve" në Lindjen e Mesme që të de-përshkallëzojnë dhe të arrijnë "urgjentisht" një armëpushim në Gaza, mes frikës së një shpërthimi lufte, pas vrasjes së liderit të Hamasit.

“Sa i përket Lindjes së Mesme, rajoni është aktualisht në një rrugë të rritjes së konfliktit, dhunës, vuajtjes dhe pasigurisë, është thelbësore që të thyhet ky cikël, dhe kjo fillon me një pushim dhe ndalim të përkeqësimit të situatës”, tha kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference për shtyp në Mongoli.

Ai shtoi se kjo supozon "së pari që të gjitha palët" të përmbahen "nga çdo masë që kontribuon në një përshkallëzim".

Mbahet ceremonia mortore e liderit të Hamasit, marrin pjesë

Kush ishte Ismail Haniye?

Haniye, që lindi në kampin e refugjatëve Shati në Gaza më 29 janar 1963, si fëmijë i një familjeje palestineze, i cili u detyrua të emigronte nga qyteti Asqalan (Ashkelon) në territorin historik palestinez, u diplomua në Universitetin Islamik të Gazës në 1987.

Haniyeh konsiderohej gjerësisht lideri politik i Hamasit dhe ka qenë një anëtar i shquar i lëvizjes për më shumë se dy dekada. Në vitin 2006, në moshën 44-vjeçare, ai udhëhoqi Hamasin në  zgjedhjet legjislative mbi lëvizjen Fatah, e cila kishte qenë në pushtet për më shumë se 10 vjet.

Mbahet ceremonia mortore e liderit të Hamasit, marrin pjesë
Ismail Haniyeh

Megjithatë, ai u shkarkua, pasi Perëndimi refuzoi të punonte me Hamasin. Ai u zgjodh kreu i byrosë politike të Hamasit në vitin 2017 dhe Departamenti Amerikan i Shtetit e quajti atë "terrorist" në 2018.
Në vitin 2019, pasi dha dorëheqjen si kreu i Hamasit në Gaza, Haniyeh u largua nga enklava dhe filloi të jetonte jashtë vendit, duke udhëhequr përpjekjet diplomatike të grupit si shefi politik i tij.


Më 10 prill 2024,  tre nga fëmijët e tij – Hazemi, Amiri dhe Muhamedi, së bashku me një numër të nipërve të tij – u vranë në Gaza, në mes të luftës së vazhdueshme. Ai ka jetuar në Katar vitet e fundit.

 / Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: