
Edhe pse kanw kaluar disa orw nga hapja e Ceremonisw sw Lojwrave Olimpike pyetja se ‘kush ishte vrapuesi i maskuar ’ akoma nuk ka marrë përgjigje.
Të gjithë prisnin që në finale ky mister të zbulohet por nuk ndodhi.
Vrapuesi i maskuar ia kaloi pishtarin Zinedine Zidane dhe më pas u zhduk.
Shikuesit u mahnitën nga mënyra se si ai lëvizte, figurat që bënte, si dhe mënyra se si ecte i veshur si në filmin/video lojën 'Assasin's Creed'.
Ai u shfaq fillimisht duke mbajtur flakën olimpike në një anije nën tingujt e dramës muzikore "Fantazma e Operas" më pas personazhi misterioz me lëvizje si të një gjimnazi profesionist u hodh nga ndërtesa në ndërtesë teksa shkonte për në Luvër.
E nga gjithë ky mister nuk kishte si të mos shpërthente rrjeti nga teoritë për identitetin e tij që bëri bujë.
Një përdorues i rrjetit social X shkroi:
Nëse kjo vrapuese e maskuar nuk rezulton të jetë Celine Dion, atëherë çfarë po bëjmë këtu?"
Një tjetër shkroi: "Për disa arsye të çuditshme, unë pres që të jetë Leonardo DiCaprio".
E vetmja gjë që është e sigurt është se njeriu që fshihej pas maskës nuk ishte reperi amerikan Snoop Dogg.
Pamjet e tij teksa mbante flakwn olimpike u shfaqën para dhe gjatë ceremonisë në lumin Seine dhe sigurisht që ai kishte të gjithë vëmendjen.
Një tjetër përdorues i internetit... ka implikuar edhe Kylian Mbappe në histori.
“Futbollisti më i famshëm francez, Kylian Mbappe, nuk po merr pjesë në Lojërat Olimpike për shkak të angazhimeve të tij në Kampionatin Evropian në Gjermani. A e ndërroi maskën e tij Ninja për më shumë...maska më të errëta në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike?''
Teoria e lojës 'Assassin's Creed' mbetet zgjedhja më popullore për identitetin e njeriut misterioz.
Llogaria 'Assassin's Creed' në X i shtoi benzinë zjarrit duke postuar:
'Mbajini sytë nga çatitë e Parisit - Arno mund të jetë duke parë nga lart', shoqëruar me emoji-t e syve që të vëzhgojnë.
Keep an eye on Paris' rooftops—Arno might just be watching from above. ???????? pic.twitter.com/opqDU04Xgo
— Assassin's Creed (@assassinscreed) July 26, 2024
/ Versus.al







