BOTA /

Mëngjes i qetë në Teheran, Izraeli dhe Irani respektojnë armëpushimin e brishtë pas 12 ditësh bombardimesh

Pavarësisht akuzave për shkelje, duket se palët kanë vazhduar ta respektojnë armëpushimin e vendosur.

Shkruar nga Versus
Mëngjes i qetë në Teheran, Izraeli dhe Irani respektojnë
Teheran, kryeqyteti i Iranit

Irani dhe Izraeli janë zgjuar mëngjesin e sotëm pa bombardime në respekt të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Katari pavarësisht se të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit në orët pas hyrjes në fuqi.

Fillimisht shkeljet e para shkaktuan një reagim të fortë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i cili që prej ditës së djeshme ndodhet në Holandë në një samit të NATO-s. Ai tha se nuk ishte i kënaqur me asnjërin prej vendeve, ndërsa i bëri thirrje Izraelit që të tërhiqte mbrapsht avionët luftarakë që ishin nisur drejt Teheranit pas shkeljes së supozuar të armëpushimit.

Paqja u njoftua nga vetë presidenti amerikan Donald Trump i cili tha se bombardimet e SHBA-ve kishin shkatërruar plotësisht asetet bërthamore të Iranit dhe se ky shtet nuk do të ketë më kurrë mundësi të krijojë armë bërthamore. Versus.al

Poll