BOTA /

Mesazhi i parë i Kamala Harris pas humbjes së saj në zgjedhje trondit SHBA-në (komentet në rrjet)

Imazhi i Harris ngre shqetësime, javë pas humbjes ndaj Trump

Shkruar nga Versus
Mesazhi i parë i Kamala Harris pas humbjes së saj në zgjedhje
Kamala Harris teksa uron amerikanët në Ditën e Falenderimeve

Një tufë komentesh negative është shkaktuar nga shfaqja e kandidates demokrate për zgjedhjet në SHBA, Kamala Harris , e cila vetëm disa javë pas humbjes nga kundërshtari i saj Donald Trump në mesazhin e Falënderimeve, u shfaq në ekran dukshëm e zhgënjyer dhe e dëshpëruar.

Në klipin prej 28 sekondash të postuar në X nga Komiteti Kombëtar Demokrat, Kamala Harris, me sytë e saj që tradhtojnë lodhjen dhe shprehja e saj e dëshpëruar, thotë:

“E di që është një kohë e pasigurt. E di mirë. E di që e kupton dhe e ndjen. Më duhet vetëm t'ju kujtoj: kurrë mos lejoni që dikush t'jua marrë fuqinë tuaj. Ju keni të njëjtën fuqi që kishit para 5 nëntorit dhe keni të njëjtin qëllim dhe aftësi për t'u angazhuar dhe frymëzuar. Prandaj, kurrë mos lejoni që dikush ose ndonjë rrethanë t'ju grabisë forcën tuaj."

 

Duke vazhduar mesazhin e saj, ajo thotë: “Uroj që të jeni të rrethuar nga njerëzit që doni dhe që ju duan. Ju inkurajoj që të jeni pranë familjes tuaj, sido që ta bëni atë familje. Ne jemi të fortë dhe kemi shumë punë për të bërë”.

 

Videoja e mesazhit të Kamala Harris është parë mbi 7.5 milionë herë.

Në shumicën e komenteve ndjekësit në rrjetet sociale, veçanërisht në platformën X, shkruajnë se duket qartë se diçka nuk shkon. Madje, ka nga ata që shkruajnë se ajo duket e dehur pas humbjes së saj.

'Pse duhet të publikonit një video në të cilën ajo shihet e dehur' shkruan një komentuese në rrjete sociale.

 

'Miqtë e mirë nuk i lënë miqtë e tyre të pinë dhe të postojnë', shkruan një tjetër komentues me nota humori. 

 Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: