BOTA /

Mojtaba Khamenei kërkesë Trumpit: Na kompensoni dëmet! Duhet administrim i ri në Ngushticën e Hormuzit

Khamenei tha se Irani nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij legjitime.

Shkruar nga Versus

Mojtaba Khamenei kërkesë Trumpit: Na kompensoni dëmet! Duhet

Irani ka kërkuar dëmshpërblime për luftën që nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Gjithashtu kërkohet një mënyrë e re për të menaxhuar Ngushticën e Hormuzit.

Kërkesa u bë e qartë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei në një mesazh me rastin e 40 ditëve të vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei që ishte mes të vdekurve nga bombardimet amerikano-iraelite.

"Ne me siguri do të kërkojmë kompensim për secilën nga dëmet e pësuara, dëmshpërblim për gjakun e dëshmorëve dhe kompensim për plagët e veteranëve të kësaj lufte", shkroi ai.

"Dhe me siguri do ta çojmë menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit në një fazë të re", shpjegoi ai. "Irani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të drejtat e tij në negociatat me Shtetet e Bashkuara. Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk kërkojmë luftë, por në asnjë mënyrë nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona legjitime". Në këtë kuptim, "ne e shohim të gjithë frontin e rezistencës si një tërësi të unifikuar", shkroi Khamenei më tej, duke iu referuar Libanit. Versus.al

Poll