BOTA /

"Mos e mallkoni vdekjen...!" Mesazhi i veçantë i Papa Françeskut për besimtarët

“Ne jemi bërë nga pluhuri dhe hiri”, tha ndër të tjera Papa Françesku – Shëndeti i tij është i qëndrueshëm

Shkruar nga Versus

"Mos e mallkoni vdekjen...!" Mesazhi i veçantë i Papa

Në mesazhin e tij me shkrim për fillimin e Kreshmës dhe të Mërkurën e Hirit në Kishën Katolike, Papa Françesku u kërkoi besimtarëve që të mos mallkojnë vdekjen, por të dinë ta marrin në konsideratë realisht atë.

Mesazhi i Papës u lexua nga kardinali Angelo De Donatis dhe merr një kuptim më të thellë, nisur nga kalvari i Papës, i cili ndodhet në spitalin Agostino Gemelli në Romë që prej 14 shkurtit për shkak të pneumonisë së dyfishtë.

"Ne jemi bërë nga pluhuri dhe hiri. Ne e kuptojmë menjëherë se sa të brishtë jemi, me përvojën e sëmundjes, varfërisë, sprovës që ndonjëherë befas na godet ne dhe familjet tona”, - shtoi Papa Françesku në mesazhin e tij. Më herët, burimet e Vatikanit raportuan se "pneumonia e Papës po përparon në një mënyrë të parashikueshme" dhe se "gjendja e pacientit është e qëndrueshme, brenda një konteksti të përgjithshëm kompleks".

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: