BOTA /

Moska pret fletë arresti për gruan e Navalnit

Gjykata sqaroi ajo akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste, sipas zyrës së shtypit të gjykatës. "Vladimir Putin është një vrasës dhe një kriminel lufte. Vendi i tij është në burg, dhe jo diku në Hagë, në një qeli komode me një TV, por në Rusi, në të njëjtën koloni dhe në të njëjtën qeli 2 me 3 metra ku vrau Alexei." - shkruan Yulia

Shkruar nga Versus

Moska pret fletë arresti për gruan e Navalnit

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin në mungesë të Yulia Navalnaya me akuzën e përfshirjes në një grup ekstremist. Kështu shkruan agjencia Ria Novosti, duke cituar “zyrën e shtypit të gjykatës”. Yulia, ishte gruaja e Alexei Navalny, disidentit rus që vdiq në burg më 16 shkurt 2024.

Gjykata "zgjodhi një masë parandaluese në formën e paraburgimit për një periudhë 2 mujore. Afati llogaritet nga momenti i ekstradimit, në territorin e Federatës Ruse ose nga momenti i ndalimit në territorin rus”, njofton gjykata.

Moska pret fletë arresti për gruan e Navalnit

Gjykata sqaroi se Navalnaya ishte vendosur në listën e kërkimit ndërkombëtar sepse ajo "u fsheh nga autoritetet hetuese". Gruaja akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste, sipas zyrës së shtypit të gjykatës. "Yulia Borisovna u arratis nga hetimi paraprak dhe për këtë arsye është në kërkim," thuhej në një shënim të gjykatës. Akuza ndaj saj dënohet nga 2 deri në 6 vjet burg.

Komenti i Yulia Navalnaya "Oh, a nuk ka një procedurë normale? Në fillim më quajtën agjente të huaj, pastaj hapen një çështje penale, tani një arrestim?!", shkruan e veja e kundërshtarit rus Alexei në një postim në rrjetet sociale X pas lajmit për urdhërin e arrestit të lëshuar ndaj saj.

"Kur shkruani për këtë, ju lutem mos harroni të shkruani gjënë kryesore, -  Vladimir Putin është një vrasës dhe një kriminel lufte. Vendi i tij është në burg, dhe jo diku në Hagë, në një qeli komode me një TV, por në Rusi, në të njëjtën koloni dhe në të njëjtën qeli 2 me 3 metra ku vrau Alexei." – shkruan Yulia

 

Poll