BOTA /

Mosmarrëveshje të brendshme, zyrtari i lartë iranian dorëhiqet si kryenegociator me SHBA-të

Pritet që vendin e tij ta yërë ministri i jashtëm i Iranit.

Shkruar nga Versus
Mosmarrëveshje të brendshme, zyrtari i lartë iranian
Ghalibaf, Trump

Mohammad Bagher Ghalibaf, kreu i ekipit negociator të Iranit me Shtetet e Bashkuara, ka dhënë dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, thanë burime të njohura me çështjen për Iran International.

Ghalibaf u qortua për përpjekjen për të përfshirë çështjen bërthamore në bisedimet me Uashingtonin dhe u detyrua të jepte dorëheqjen, sipas burimeve.

Është folur për një riorganizim të mundshëm, me politikanin e linjës së ashpër Saeed Jalili që potencialisht do ta zëvendësojë Ghalibaf si kreu i ekipit negociator.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi po kërkon gjithashtu të marrë përsipër negociatat, thanë burimet. Versus.al

Poll