BOTA /

Ndalimi i Le Pen për të garuar në presidencialet e 2027-ës, reagon Donald Trump

Shkruar nga Versus
Ndalimi i Le Pen për të garuar në presidencialet e 2027-ës,
Donald Trump dhe Marine Le Pen

SHBA- Presidenti Donald Trump ka reaguar mbi dënimin 4 vjeçar të gjykatës së Parisit ndaj Marine Le Pen, drejtueses së ekstremit të djathtë në Francë.

Ai e konsideroi si “diçka të madhe” vendimin që e ndalon Le Pen të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 2027-ës përballë Emanuel Macron.

"Kjo është një punë shumë e madhe. Unë di gjithçka për këtë dhe shumë njerëz menduan se ajo nuk do të dënohej për asgjë. Por ajo u ndalua për të kandiduar për pesë vjet, dhe ajo është kandidatja kryesore. Kjo tingëllon si një rast në vendin tonë”- tha Trump duke iu referuar çështjes së tij gjyqësore.

Le Pen, kryetarja e partisë “Tubimi Kombëtar” ishte rivalja kryesore e Macron dhe ajo që i rrezikonte pushtetin në zgjedhjet e 2027-ës.

Ndalimi pesë-vjeçar i Le Penit në postet publike nuk mund të pezullohet me apel, megjithëse ajo do të ruajë vendin e saj parlamentar deri në përfundimin e mandatit të saj. Ajo gjithashtu mori një dënim me katër vjet burg, dy vjet nga të cilat janë pezulluar dhe dy vjet për t'u vuajtur nën paraburgim në shtëpi - dhe një gjobë prej 100,000 euro (108,200 dollarë), por ato nuk do të zbatohen derisa apelet e saj të shterohen. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: