BOTA /

"Ne do të dëmtojmë këdo që na dëmton", shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Izrael pas sulmeve intesive të Hezbollahut (Video)

Hezbollahu nisi një sulm masiv ndaj Izraelit, me më shumë se 320 raketa Katyusha që goditën 11 baza ushtarake në valën e parë

Shkruar nga M.H
"Ne do të dëmtojmë këdo që na dëmton",
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Izraeli ka shkatërruar mijëra raketa të Hezbollahut këtë mëngjes, sipas kryeministrit të vendit Benjamin Netanyahu gjatë një takimi urgjent të kabinetit të sigurisë kombëtare orët e para të ditës së sotme në selinë e IDF në Tel Aviv.

"Këtë mëngjes ne zbuluam përgatitjet e Hezbollahut për të sulmuar Izraelin. Në konsultim me ministrin e mbrojtjes dhe shefin e shtabit të IDF (Forcat e Mbrojtjes Izraelite), ne kemi urdhëruar që të veprohet në mënyrë proaktive për të penguar kërcënimin", tha ai.

“Që atëherë, IDF ka punuar intensivisht për të parandaluar kërcënimet. Ata shkatërruan mijëra raketa të drejtuara në pjesën veriore të vendit”, shtoi Netanyahu, duke u kërkuar qytetarëve të ndiqnin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

"Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mbrojtur vendin tonë dhe që njerëzit e veriut të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre," përfundoi ai, duke shtuar se Izraeli do të vazhdojë të ndjekë një rregull të thjeshtë: "Ne do të dëmtojmë këdo që na dëmton".

Kujtohet se ushtria izraelite njoftoi sot se rreth njëqind avionë të saj "shënjestruan dhe shkatërruan mijëra pika lëshimi raketash të Hezbollahut" gjatë sulmeve ajrore që ajo nisi për të parandaluar një sulm në shkallë të gjerë nga lëvizja libaneze ndaj Izraelit.

Çfarë ndodhi më parë?

Hezbollahu nisi një sulm masiv ndaj Izraelit, me më shumë se 320 raketa Katyusha që goditën 11 baza ushtarake në valën e parë. 

Sulmi i Hezbollahut  ishte në hakmarrje për vrasjen e një personaliteti të lartë në krahun e tij ushtarak, Fouad Shukr, në një sulm ajror izraelit në periferi të Bejrutit në korrik.

Siç njoftoi Hezbollahu, ai "ndërmori një sulm ajror me një numër të madh mjetesh ajrore pa pilot (drone) dhe raketa në hakmarrje për vdekjen e Shukr", duke specifikuar se synonte një "objektiv ushtarak specifik, si platformat e Kupolës së Hekurt të Izraelit dhe vendndodhje të tjera". .

Hezbollah njoftoi pak pas orës 7 të mëngjesit se kishte përfunduar "fazën e parë" të hakmarrjes.

Izraeli i konsideron zhvillimet shumë serioze dhe Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend për 48 orët e ardhshme për shkak të situatës kritike.

/ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: