BOTA /

'Ne kemi bashkëpunim të ngushtë' Albin Kurti flet për përplasjet me Vjosa Osmani

Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Turqi i pyetur nga gazetarët nëse ka krisje mes tij dhe presidentës Vjosa Osmani u shpreh ndonjëherë mes tyre ka dallime dhe diskutime, por të cilat nuk janë të patejkalueshme.

Shkruar nga B.SH

  'Ne kemi bashkëpunim të ngushtë' Albin Kurti flet  
Kryeministri Albin Kurti pas vizitës në Turqi i pyetur nga gazetarët nëse ka krisje në marrëdhënien mes tij dhe presidentës Vjosa Osmani u shpreh se ndonjëherë mes tyre ka dallime dhe diskutime, por të cilat nuk janë të patejkalueshme.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se edhe me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e jashtme Gërvalla dhe presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime dhe ndonjëherë dallime. Por nuk besoj se ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme” u tha Kurti gazetarët në Kosovë.

Sa i përket masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kurti tha se ato duhet të hiqen sa më parë.

“Kjo nuk varet prej nesh. Gjithçka që është varur prej nesh tashmë ka ndodhur. Ne asokohe jemi ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës. Ky eskalim pa pasur adresë të qartë të përgjegjësisë dhe fajësisë. Ndodhi deeskalimi mirëpo më pastaj ndodhi  rieskalimi në shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Tashmë gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë përgjigja është në Beograd. Atje duhet të bëhet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet. Unë besoj se heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet ka të bëjë me dinamikat e brendshme të BE-së, sidomos për faktin se janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet në Parlamentin e ri Evropian”, përfundoi Kurti.
 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: