
Britani e Madhe- I gjithë vendi është tronditur nga ngjarja e ndodhur pasditen e së hënës në Liverpool kur një makinë hyri në mes të turmës që po festonte titullin kampion të ligës angleze.
Për pasojë, 50 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën. Mes të plagosurve janë edhe katër fëmijë, njëri prej të cilëve ka pësuar dëmtime të rënda.
53 vjeçarit britanik që drejtonte mjetin u arrestua nga policia, ndërsa rasti deri më tani nuk po hetohet si terrorizëm. Pamjet që qarkullojnë në internet duket se tregojnë automjetin duke shpejtuar ndërsa përplaset me këmbësorët në të dyja anët e rrugës së mbushur me njerëz. Versus.al







