Një burrë që mbante dy shpata dhe kërcënonte policët u plagos rëndë nga një plumb policie në një qytet të Francës.
Ngjarja ndodhi në një rrugë të frekuentuar në Vitry-sur-Seine, afër Parisit, në orën 17:40, kur burri "kërcënoi drejtpërdrejt oficerët e policisë" dhe refuzoi "të ulte armët ".
BFMTV raporton se një oficer policie në detyrë e vuri re burrin duke mbajtur një shpatë në secilën dorë. Një ekip i policëve ka ndërhyrë, por i dyshuari ka kërcënuar policinë.
Një burim policor tha gjithashtu se burri iu afrua atyre, duke refuzuar të ulë shpatat.
Më pas një oficer policie e qëlloi dy herë me armën e shërbimit.
Autori ndodhet në spital dhe ndodhet në rrezik për jetën.







