BOTA /

Një muaj paraburgim për zyrtarin serb, Vuçiç i ashpër: Kurti e ka humbur mendjen, do ketë pasoja të rënda

ipas njoftimit të Listës Serbe, Popoviçi është ndaluar sepse ka folur për “vuajtjet” e popullit serb duke kërkuar që të ndëshkohen shqiptarët që janë ende të lirë pavarësisht se sipas tij janë përgjegjës për krimet kundër serbëve.

Shkruar nga Versus
Një muaj paraburgim për zyrtarin serb, Vuçiç i
Albin Kurti, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas vendimit të gjykatës Themelore të Prishtinës për caktimin e një muaji paraburgim ndaj Igor Popoviçit, zëvendës drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”.

Në reagimin e bërë, Vuçiç u shpreh se ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë për këtë ngjarje duke shtuar se mund të ketë pasoja të paparashikueshme.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Albin Kurti e ka humbur arsyen dhe se dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, tha Vuçiç gjatë një interviste në televizionin Pink në Beograd.

Ai theksoi se do të përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin, por paralajmëroi se do të reagojë “në mënyrë të ashpër dhe të fuqishme, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”.

Nga ana tjetër Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, e cilësoi vendimin e Gjykatës Themelore si “vendim politik”. Sipas njoftimit të Listës Serbe, Popoviçi është ndaluar sepse ka folur për “vuajtjet” e popullit serb duke kërkuar që të ndëshkohen shqiptarët që janë ende të lirë pavarësisht se sipas tij janë përgjegjës për krimet kundër serbëve.

“Arrestimi i Igor Popoviqit është një sulm ndaj dialogut, një sulm ndaj vendosmërisë së shtetit serb për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut. Po ashtu, është dëshmi e qasjes joserioze dhe të papërgjegjshme të përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët po e tolerojnë arbitraritetin, autokracinë dhe persekutimin e gjithçkaje që është serbe nga [kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin] Kurti”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. Versus.al

Poll