BOTA /

Një tjetër terror pas masakrës në Southport, plagosen me thikë një grua dhe një 11 vjeçare në qendër të Londrës

Shkruar nga B.SH
Një tjetër terror pas masakrës në Southport, plagosen me
Pamje nga vendi i ngjarjes

Momente tmerri kanë përjetuar një 11 vjeçare dhe një grua 34 vjeçare në qendër të Londrës.

Ata janë goditur me thikë në një zonë tregtare të Leicester Square, e mbushur me turistë.

Sulmuesi siç raporton  policia e Westminsterit, është arrestuar.

Gruaja dhe vajza u ndihmuan nga një shitës dyqani çaji i cili ishte i pari që ndërhyri. 

Ai u tha mediave britanike se ‘dëgjoi të bërtitura’ dhe kur doli jashtë dyqani pa një person rreth të tridhjetave që goditi me thikë një vajzë të vogël.

‘U hodha mb të i kapa dorën në të cilën kishte. Në atë moment unë i largova thikën dhe persona të tjerë arritën dhe mbajtën sulmuesin deria mbërriti policia’ është shprehur i riu i cili është konsideruar si heroi i ditës nga mediat britanike.

Terrori pas masakrës së vajzave në Southport

Incidenti ndodhi në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të dalë nga ditët e dhunës dhe trazirave të krijuara nga grupet e ekstremit të djathtë kundër emigrantëve dhe komunitetit mysliman pas masakrës së vajzave në Southport, afër Liverpool-it. /Versus.al

 

Poll