Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, i nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut. Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.
Avioni u përplas në një terren të thepisur dhe të mbuluar me pyje, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165, duke shkaktuar një zjarr të madh që e vështirësoi ndjeshëm ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit.
Flakët janë vënë nën kontroll, por fatkeqësisht deri tani nuk është gjetur asnjë person i mbijetuar mes rrënojave. Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimave dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit. /Versus.al







