BOTA /

"Nuk na kërkuan njohjen e Kosovës si BE-ja", Vulin: Serbia duhet të jetë pjesë e BRICS

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, ai theksoi se është e natyrshme që Serbia të jetë pjesë e Samitit, i cili përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit. Po ashtu, Vulin vuri në dukje faktin se BRICS nuk i ka kërkuar Serbisë të njohë shtetin e Kosovës, apo të bashkohet me sanksionet e BE kundër Rusisë.

Shkruar nga Versus

"Nuk na kërkuan njohjen e Kosovës si BE-ja", Vulin: Serbia

Serbia duhet të jetë pjesë e Samitit të BRICS. Kështu është shprehur Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin, në një intervistë për mediat Serbe.

Vulin, i shpallur non-grata nga SHBA ishte i pranishëm në Samitin e BRICS të mbajtur në Kazan të Rusisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, ai theksoi se është e natyrshme që Serbia të jetë pjesë e Samitit, i cili përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të njerëzimit. Po ashtu, Vulin vuri në dukje faktin se BRICS nuk i ka kërkuar Serbisë të njohë shtetin e Kosovës, apo të bashkohet me sanksionet e BE kundër Rusisë.

"BRICS është një grup vendesh dhe njerëzish të lirë. Organizata është e ndryshme nga të tjerat, sepse nuk është formuar në bazë të afërsisë së kufijve, si Bashkimi Evropian, por sipas vlerave të përbashkëta", theksoi Aleksandar Vulin.  

 

Poll