BOTA /

Nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës për të 24-n herë, Albulena Haxhiu e VV: Po presim vendimin e Kushtetueses

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendos për vakancën e kryetares së Kuvendit, deputetja Albuela Haxhiu ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituoet.

Shkruar nga Versus
Nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës për të 24-n
Albulena Haxhiu

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendos për vakancën e kryetares së Kuvendit, deputetja Albuela Haxhiu ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituoet.

Në mes të këtij ngërçi politik, Albulena ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë, të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.

“Ka deputetë që vijnë në Kuvend, por nuk e dinë pse vijnë. Secili deputet i LVV-së në secilën seancë konstituive, kanë qenë të pranishëm për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit. Sot ishte seanca e 16 prej momentit kur është propozuar votimi për të kaluar në votim të fshehtë, dhe në asnjërën nga to nuk ka pasur as përpjekje minimale të deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në votim”, ka deklaruar ajo.

“Nuk po themi të votojnë pro domosdo, por të votojnë kundër ose abstenim”, ka shtuar Haxhiu. Ajo tha se kjo situatë është shqetësuese.

“Janë 24 seanca me të sotmen. Kjo situatë natyrisht se është brengosëse, por sa i takon LVV-së, secilin obligim që e kemi pasur me Kushtetutë, me rregulloren e punës së Kuvendit, e kemi adresuar. Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për të konstiuuar Kuvendin”, ka deklaruar deptuetja Haxhiu.

“Edhe në letrën e Osmanit thuhet se u takon të gjithëve të gjejnë mënyrë për të konstituuar kuvendin, e jo për ta bllokuar atë”. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita të braktis qëndrimet bllokuese, që të jemi në shërbim të qytetarëve dhe të jemi në përputhje me Kushtetutën. Ne po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin e fshehtë, çështje e cila është dërguar nga AAK-ja”, deklaroi Haxhiu.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos arrijë të zgjedhë kryetarin e ri, pasi ka dështuar për herë të 24 seanca konstituive e legjislaturës së nëntë.

Poll