BOTA /

OBSH jep alarmin: "Kujdes, po falsifikohet "Ozempik", ilaçi për diabet e dobësim"

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim global se po qarkullon nëpër botë “Ozempic” fals.

Shkruar nga a.b.

OBSH jep alarmin: "Kujdes, po falsifikohet "Ozempik",

I erdhi rradha dhe “Ozempic” që të falsifikohet, si shumica e produkteve që ecin "fort" në treg.

 “Ozempic” është një medikament që përdoret për trajtimin e diabetit të Tipit-2, por së fundi është bërë popullor edhe për humbje të peshës.  OBSH-ka thënë se ilaçi fals mund të përbëjë rrezik për shëndetin.

Organizata ka këshilluar njerëzit që të blejnë ilaçet vetëm te vendet e besueshme, e të mos bëjnë porosi nëpërmjet uebfaqeve apo rrjeteve sociale.Përbërësi aktiv në Ozempic semaglutide ndihmon njerëzit me diabet të Tipit-2 të kontrollojnë sasinë e sheqerit në gjakun e tyre.

Megjithatë, marrja e një injeksioni në javë po ashtu i dërgon sinjal trurit se jemi të ngopur. Pra, ilaçi i ndihmon njerëzit të humbin peshë, duke reduktuar dëshirën për të ngrënë.

Njerëzit pa diabet e kanë përdorur këtë ilaç për humbje të peshës.

Kjo ka shkaktuar mungesa të ilaçit për personat me diabet të tipit-2 dhe ka krijuar një treg për barna të falsifikuara.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: