BOTA /

Sulmohet me granatë dore komuna në veri të Kosovës, dëmtohen 4 makina

Nuk dihet nëse hedhja e granatës lidhet me një seancë solemne të mbajtur dje në Kuvendin komunal të Zveçanit.

Shkruar nga Versus
Sulmohet me granatë dore komuna në veri të Kosovës,
Xhami i thyer i derës së komunës dhe i dritares së një prej makinave

Kosovë- Gjatë mbrëmjes së djeshme pak pas mesnate është dëmtuar ndërtesa e komunës së Zveçanit dhe 4 makina të parkuara pranë objektit.

Shkak është bërë shpërthimi i një granate dore.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, njofton policia.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

Kujtojmë se kjo komunë duke pasur shumicë popullsie serbe, hrë pas here ka trazira mes banorëve dhe policisë që prej se policët serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre dhe më pas edhe përfaqësuesit serbë bojkotuan zgjedhjet lokale për 4 komunat e veriut. Versus.al

Tags:

kosove zvecan

Poll