Organizata e Kombeve të Bashkura ka ngritur këtë të premte alarmin, për rritjen e temperaturave gjatë 2024, I cili u cilësua si viti më i nxehtë në histori.
Kufiri prej 1.5 gradë i rritjes së temperaturës, i vendosur në Marrëveshjen e Parisit, është tejkaluar mesatarisht në dy vitet e fundit.
“Temperaturat e valës së të nxehtit të vitit 2024 kërkojnë veprime inovative klimatike në vitin 2025,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Më herët Observatori Evropian i Kopernikut raportoi se viti 2024 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar që nga viti 1850, kur filluan të mbaheshin të dhënat për kohën moderne.
Sipas të dhënave të derimëtanishme 2025 nuk pritet të thyejë asnjë rekord, por ekspertët kanë vlerësuar se do të jetë një nga tre vitet më të ngrohta në historinë e planetit. /Versus.al/







