
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka patur një takim me dyer të mbyllura në Vatikan me Papa Leonin e XIV, duke e cilësuar këtë takim si jashtëzakonisht të rëndësishëm për relacionet mes Kosovës dhe Vatikanit.
Osmani ka deklaruar edhe se në takim, ajo ka paraqitur shpresën e popullit, që Vatikani ta njoh Kosovën duke renditur të disa prej figurave që Dardania e lashtë i ka dhënë botës së krishterë.
‘’Me shpresën se një vendim i tillë i njohjes nga Vatikani i njohjes nga ana e shenjtërisë së tij do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe, në suksesin më të madh të Kosovës’’, ka deklaruar ajo mes tjerash.
Deklarata e saj:
Sapo përfundova një takim shumë përmbajtësor me Papa Leonin e XIV. Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme në relacionet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.
Në takim me shenjtërinë e tij, natyrisht që paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund do të marrë vendimin e shumë pritur që ta njeh Republikën e Kosovës, që të njeh vuajtjet e gjata të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë i pavarur dhe në demokraci.
Me shpresën se një vendim i tillë i njohjes nga Vatikani i njohjes nga ana e shenjtërisë së tij do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe, në suksesin më të madh të Kosovës të Dardanisë antike, një toke që i ka dhënë botës dhe Evropës. Jo vetëm Gjergj Kastriotin Skënderbeun heroin tonë kombëtar, i cili e ka mbrojtur portën e fundit të Evropës, por edhe Shën Terezën.
Shpresojmë shumë që tani të merret ky vendim i shumëpritur për popullin e Kosovës. Versus.al

