Publikohen pamjet e varrit të Papa Franceskut në kishën Santa Maria Maggiore në Romë.
Një trëndafil i vetëm, i bardhë, ishte fotografuar mbi varrin prej guri që mbante emrin me të cilin ai ishte i njohur gjatë papnisë së tij, poshtë një kryqi të ndriçuar nga një dritë e vetme.
Papa i ndjerë u varros në këtë kishë në një ceremoni private pas funeralit publik në Vatikan, pasi ajo është një nga katër bazilikat kryesore në kryeqytetin italian, dhe një që ai e vizitonte rregullisht gjatë kohës si kardinal dhe Papë.
Besimtarët këtë të dielë prisnin jashtë kishës për të qenë ndër të parët që të tregonin respektin e tyre për Papa Franceskun, i cili vdiq në moshën 88 vjeçare të hënën.
Francesku ishte veçanërisht i përkushtuar ndaj Virginës Mari, dhe Santa Maria Maggiore ishte kisha e parë që iu dedikua asaj kur u ndërtua në shekullin IV.
Bazilika ndodhet pranë Koloseumit, një hap larg stacionit të Terminit në qendër të qytetit, i cili është gjithmonë i mbushur dhe kaotik – shumë larg kufijve të Vatikanit, ku zakonisht varrosen papët.
Pope Francis' tomb in a niche in the Basilica of St. Mary Major can noë be visited by the faithful, as the Church commemorates the late Pope ëith the second day of the Novemdiales, or 'nine days' of mourning. pic.tëitter.com/AyhukxUtmV
— Vatican Neës (@VaticanNeës) April 27, 2025








