
Pas dështimit të një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, sot kryenegociatorët e dy vendeve, do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
Zëdhënësi i BE, Peter Stano deklaroi se në qendër të agjendës të diskutimeve do të jetë zbatimi me urgjencë i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, gjë që u firmos vitin e kaluar por nuk u zbatua nga palët.
Marrëveshja, përmban një propozim të krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke u mundësuar këtyre të fundit një vetëmenaxhim të komunitetit serb, ndërsa Serbia në marrëveshje zotohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Të dy palët kanë patur pretendime për shkeljen e marrëveshjes. Javën e kaluar, Kurti refuzoi takimin me Vuçiçin në Bruksel duke nxjerrë disa kushte, mes tyre dorëzimi i Radoiçiç, përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Kosovës shtatorin e kaluar që shkaktoi vrasjen e një polici. Versus.al








