BOTA /

Përplasen 4 makina në Larisa, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur, njëri rëndë

Shkruar nga Versus

Përplasen 4 makina në Larisa, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur,

Aksident i rëndë automobilistik në Greqi, në aksin rrugor Larisa-Agia.

Mediave vendase bëjnë me dije se, nga përplasja e 4 automjeteve mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën tre të tjerë, njëri prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht ka ndodhur përplasja mes një veture dhe një traktori, të cilat shkuan në drejtim të kundërt duke u përplasur me dy automjete të tjera.

Sipas informacioneve të Larissanet, automjetet e përplasura janë një kamion, një makinë tip “kafaz”, një traktor si dhe një makinë pasagjerësh. Ndërkohë viktimat janë një 35-vjeçar dhe një 65-vjeçar. I intubuar në reanimacion është një 55-vjeçar, i cili është në gjendje kritike për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll