
Kosova po triumfon 0-1 ndaj Sllovenisë, duke u afruar edhe më shumë me Play Off-in e Botërorit.
Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, me dardanët që menjëherë dolën në kërkim të golit të avantazhit.
Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Fisnik Asllani ndezi festën për mysafirët, duke shënuar me një goditje tokazi me të djathtën dhe duke dërguar topin në rrjetë.
Vendasit tentuan të reagojnë gjatë pjesës së parë, por ekipi i drejtuar nga Foda qëndroi i organizuar dhe nuk i la hapësira kundërshtarit.
