BOTA /

Përshkallëzohen tensionet! Thellohet bilanci në Iran, shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një nga goditjet më vdekjeprurëse ndodhi dje në Teheran, ku 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, humbën jetën si pasojë e bombardimit të një ndërtese banimi.

Shkruar nga Versus

Përshkallëzohen tensionet! Thellohet bilanci në Iran, shkon

 

Situata në Lindjen e Mesme po shënon përshkallëzimin më të rrezikshëm të viteve të fundit, teksa numri i viktimave në Iran pas sulmeve ajrore izraelite ka arritur në 406 të vdekur, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit. Po ashtu, më shumë se 654 persona janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje kritike.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një nga goditjet më vdekjeprurëse ndodhi dje në Teheran, ku 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, humbën jetën si pasojë e bombardimit të një ndërtese banimi.

Sipas guvernatorit të Azerbajxhanit Lindor, 31 persona kanë vdekur në këtë provincë – përfshirë 30 ushtarakë dhe një anëtar të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane. Ndërkohë, në Azerbajxhanin Perëndimor, dy persona të tjerë – përfshirë stafin shëndetësor – janë vrarë në një sulm të drejtpërdrejtë mbi një ambulancë.

Burime nga Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) kanë konfirmuar vdekjen e të paktën 18 pjesëtarëve të lartë ushtarakë, përfshirë komandantin e Forcës Hapësinore të IRGC, i cili humbi jetën të premten. Po ashtu, raportohet se shtatë shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulmet e fundit, duke ngritur shqetësime mbi qëllimet strategjike të operacioneve ushtarake.

Zëdhënësja e qeverisë, Fatemeh Mohajerani, ka konfirmuar se të paktën 30 gra dhe fëmijë janë vrarë vetëm gjatë tre ditëve të fundit, por autoritetet ende nuk kanë përditësuar shifrat përfundimtare.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se vetëm dy ditë më parë numri i viktimave ishte 78 të vdekur dhe mbi 320 të plagosur, një tregues i rritjes dramatike të intensitetit të sulmeve që atëherë. /Versus.al/

Tags:

iran izrael

Poll