Lufta në Ukrainë duket se ka arritur një nivel të ri përshkallëzimi. Pas Ukrainës e cila bëri sulme me raketë me rreze të gjatë amerikane drejt Moskës, tashmë Rusia ka vendosur të rrisë dozën e sulmeve me raketa.
Mëngjesin e sotëm, Rusia ka lëshuar një raketa balistike ndërkontinentale duke shënuar kështu një përshkallëzim të frikshëm të luftës. Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmuan sulmin, i cili përfshinte gjithashtu lloje të tjera raketash që synonin infrastrukturën kritike.
"Midis orës 5:00 dhe 7:00 të mëngjesit të 21 nëntorit, trupat ruse sulmuan qytetin e Dnipros, duke goditur ndërmarrjet dhe infrastrukturën kritike," thuhet në reagim.
Që pasi presidenti në detyrë i SHBA, Joe Biden i dha leje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të përdorte raketat amerikane me rreze të gjatë për të sulmuar Rusinë, konflikti ka shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm.
Putin ka risjellë kërcënimet për hyrjen në luftë totale bërthamore edhe me SHBA-të, duke akuzuar amerikanët se po përpiqen të përshkallëzojnë luftën. Nga ana tjetër, presidenti i rizgjedhur Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi ndërsa ka premtuar se në ditët e tij të para në detyrë do t’i japë fund luftës që ka zgjatur mbi 2 vite e gjysmë. Versus.al








