AKTUALITET /

Gramshi përfshihet nga flakët/ Konfirmohet viktima e parë nga zjarri, policia jep detajet

Sipas policisë, rreth orës 11:00 i moshuari kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij në fshatin Kullollas, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

Shkruar nga Versus
Gramshi përfshihet nga flakët/ Konfirmohet viktima e parë nga
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të martë, më 12 gusht, në Gramsh, ku një 80-vjeçar humbi jetën si pasojë e asfiksimit nga zjarret.

Sipas policisë, rreth orës 11:00 i moshuari kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij në fshatin Kullollas, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

Në zonë kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve në fshatrat e prekur.

Situata në Gramsh ka dalë nga kontrolli gjatë paradites, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka përsëritur thirrjen urgjente që banorët e tre fshatrave të largohen menjëherë për sigurinë e tyre.

Poll