Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor që e lidh kryeqendrën e veriut me Muriqanin.
Dyshohet se një 34 vjeçar i identifikuar me inicialet E. P., 34 vjeç ka plagosur me armë zjarri shtetasen 30 vjeçaren E.I e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Versus.al







