BOTA /

“Përshkallzimi i situatës në Ballkan, faj i SHBA dhe BE”, Rusia me qëndrim të qartë

Teksa Perëndimi sheh Rusinë si faktorin destabilizues në Ballkan, Moska pretendon se situata në këtë rajon po përkeqësohet si pasojë e politikave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së. Këtë e thotë zv.ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Aleksandër Grusko.

Shkruar nga Versus

“Përshkallzimi i situatës në Ballkan, faj i SHBA dhe

Teksa Perëndimi sheh Rusinë si faktorin destabilizues në Ballkan, Moska pretendon se situata në këtë rajon po përkeqësohet si pasojë e politikave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve të BE-së. Këtë e thotë zv.ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Aleksandër Grusko.

Situata në Ballkan është duke u përkeqësuar si rezultat i politikës së llogaritur të vendeve të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së, dhe bazohet në presionin e vazhdueshëm ndaj Serbisë Për këtë përdoret çdo mjet, duke përfshirë edhe minimi i stabilitetit të brendshëm”, tha ai në kanalin televiziv “Rusia 24".

Sipas tij, ka përpjekje të dukshme për të destabilizuar situatën në Kosovë me "mbështetje nga jashtë".

Ai shtoi se BE-ja vazhdimisht po i bën presion Serbisë që t'i bashkohet sanksioneve anti-ruse dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.

"Kështu sillen ndaj shteteve të pavarura, edhe pse thonë pafund se respektojnë lirinë e zgjedhjes. Të njëjtën situatë e shohim edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ata ushtrojnë presion flagrant mbi Republikën Srpska, duke u përpjekur t'i privojnë serbët nga të drejtat e tyre ”, ishin fjalët e Grushkos.

Poll