BOTA /

Plagosi me armë zjarri ish-presidentin Trump, del FOTO e autorit 20 vjeçar! Çfarë deklaron FBI për rastin

Ende nuk dihet arsyeja pse i riu qëlloi me armë ndaj Trump.

Shkruar nga Versus
Plagosi me armë zjarri ish-presidentin Trump, del FOTO e autorit 20
Donald Trump, autori 20 vjeçari Matheu Crooks

Një 20 vjeçar i identifikuar si Thomas Matheu Crooks është përcaktuar si atentatori për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Megjithatë FBI që po udhëheq hetimet nuk ka identifikuar ende një motiv për atentatin kundër Trump. Agjentët specialë nga Zyra e FBI-së në Pittsburgh u përgjigjën menjëherë, duke përfshirë anëtarët e ekipit të reagimit ndaj krizave dhe teknikët e reagimit të provave.

FBI është zotuar të mbështesë hetimin me të gjitha burimet e saj dhe i ka kërkuar publikut të japë çdo informacion në lidhje me incidentin. Atentatori u ekzektua menjëherë pas ndërhyrjes së forcave speciale, ndërsa të shtënat i ka bërë nga tarraca e një ndërtese.

Deri më tani, një tjetër e dhënë rreth autorit është se mbante veshur një bluze me të dhënat e një kanali në youtube që promovonte armët. Versus.al

Poll