Live Updates /

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret edhe një qytetar! Biden dhe liderët botërorë dënojnë sulmin

*Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri teksa mbante fjalim në Pensilvani. Gjendja e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë paraqitet e mirë, teksa u plagos vetëm në pjesën e sipërme të veshit të djathtë. *Pamjet e gjakosura të tij bënë xhiron e rrjetit, ndërsa pas atentatit Trump reagoi duke thënë se një gjë e tillë nuk duhet kurrsesi të ndodhë në SHBA. *Për rastin reagoi edhe presidenti amerikan Joe Biden i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas ngjarjes duke dënuar rëndë aktin e ndodhur. *Autori mësohet të jetë një 20 vjeçar i identifikuar si Matheu Crooks i cili u ekzekutua pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ai deklaronte se “urrente Trumpin dhe republikanët”. *Një person i pranishëm në miting u vra dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave. *Për ngjarjen reaguan liderët botërorë duke e konsideruar si “tronditje për demokracinë”. Rusia nga ana tjetër akuzoi SHBA-të për nxitje të urrejtjes hde këshilloi që të merreshin hapa në këtë drejtim në vend që të ndërhyhej në punët e brendshme të shteteve të tjera në botë. *Reagime pati edhe nga politika shqiptare, ku kreu i shtetit, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e partive politike e konsideruan aktin si “tragjedi për botën demokratike”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mbeti i plagosur pas një atentati me armë zjarri teksa mbante fjalim në Pensilvani. Gjendja e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë paraqitet e mirë, teksa u plagos vetëm në pjesën e sipërme të veshit të djathtë. *Pamjet e gjakosura të tij bënë xhiron e rrjetit, ndërsa pas atentatit Trump reagoi duke thënë se një gjë e tillë nuk duhet kurrsesi të ndodhë në SHBA. *Për rastin reagoi edhe presidenti amerikan Joe Biden i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas ngjarjes duke dënuar rëndë aktin e ndodhur. *Autori mësohet të jetë një 20 vjeçar i identifikuar si Matheu Crooks i cili u ekzekutua pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Në videot e publikuara në rrjetet sociale ai deklaronte se “urrente Trumpin dhe republikanët”. *Një person i pranishëm në miting u vra dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave. *Për ngjarjen reaguan liderët botërorë duke e konsideruar si “tronditje për demokracinë”. Rusia nga ana tjetër akuzoi SHBA-të për nxitje të urrejtjes hde këshilloi që të merreshin hapa në këtë drejtim në vend që të ndërhyhej në punët e brendshme të shteteve të tjera në botë. *Reagime pati edhe nga politika shqiptare, ku kreu i shtetit, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e partive politike e konsideruan aktin si “tragjedi për botën demokratike”.

13 Postime
8 MUAJ ME PARE

“Kisha shumë gjakderdhje, atëherë kuptova…” Trump përshkruan momentin kur u qëllua

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret

Ish-Presidenti Donald Trump ka përshkruar në rrjete sociale momentin kur e qëlluan me plumb në pjesën e sipërme të veshit.

Pas disa minutave fjalim në Pensilvani, ai thotë “se dëgjoi të shtënat, ndjeu një zhurmë dhe diçka që po i çante lëkurën.”

Forcat e Shërbimit Sekret ekzekutuan në vend atentatorin dhe arritën ta nxirrnin prej aty, teksa veshi i djathtë i Trump kullonte gjak.

“Kisha shumë gjakderdhje, atëherë e kuptova se çfarë po ndodhte. Dua të falënderoj Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe të gjitha forcat e zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë pas asaj që ndodhi në Butler të Pensilvanisë”, është shprehur Trump.

Në postimin e tij, ai shprehu ngushëllimet  për familjen e personit që ndërroi jetë prej të shtënave si dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurin tjetër.



8 MUAJ ME PARE

Një akt tronditës që do të riformatojë garën presidenciale në SHBA

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret

Nga Sarah Smith-BBC

Imazhet e jashtëzakonshme të një Donald Trumpi sfidues që ngre grushtin e tij në ajër, me gjak në fytyrë, duke u larguar prej skenës nga Shërbimi Sekret nuk janë thjesht histori-bërje. Ato mund të ndryshojnë rrjedhën e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Ky akt tronditës i dhunës politike në mënyrë të pashmangshme do të ketë një efekt në fushatë. Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan qëlluan për vdekje atentatton e dyshuar në vendngjarje. Dhe njësitë e zbatimit të ligjit thonë se po e trajtojnë sulmin si një atentat.

Fotoja e një Donald Trumpi të gjakosur, me grushtin në ajër, duke u shoqëruar nga agjentët e Shërbimit Sekret, u postua shpejt në mediat sociale nga djali i tij Eric Trump me mbishkrimin: "Ky është luftëtari që i duhet Amerikës".

Presidenti Joe Biden u shfaq në ekran menjëherë pas të shtënave dhe tha se nuk kishte vend në Amerikë për dhunë politike si kjo. Ai shprehu shqetësimin për kundërshtarin e tij republikan dhe tha se shpresonte të fliste me të më vonë.

Fushata zgjedhore e Biden ndaloi të gjitha deklaratat politike dhe po punon për të hequr sa më shpejt reklamat e saj televizive, duke besuar qartë se do të ishte e papërshtatshme të sulmohej Donald Trump në këtë kohë dhe në vend të kësaj të përqendrohej në dënimin e asaj që ka ndodhur.

Politikanët nga i gjithë spektri politik, njerëz që bien dakord për shumë pak gjëra të tjera, po mblidhen për të thënë se dhuna nuk ka vend në një demokraci.

Ish-presidentët Barack Obama, George Ë Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter reaguam të gjithë shumë shpejtë për të denoncuar dhunën dhe thanë se sa të lehtësuar ishin që Trump nuk ishte lënduar seriozisht.

Por disa nga aleatët dhe mbështetësit më të afërt të Trump tashmë po fajësojnë Biden për dhunën, me një kongresmen republikan që akuzoi presidentin për "nxitje të një atentati" në një postim në X.

Senatori JD Vance, i cili mendohet të jetë në listën e ngushtë për t'u bërë kandidati për zëvendëspresident i Trump, tha se retorika nga fushata e Bidenit çoi drejtpërdrejt në këtë incident.

Politikanë të tjerë republikanë po thonë gjëra të ngjashme, të cilat pothuajse me siguri do të dënohen nga kundërshtarët e tyre si provokuese në një moment të rrezikshëm të politikës amerikane.

Tashmë, ne mund të shohim se si përvijohen vijat e betejës duke u tërhequr në atë që mund të bëhet një luftë shumë e shëmtuar për një incident thellësisht tronditës.

Një ngjarje që do të riformojë fushatën zgjedhore. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

"Zoti parandaloi të paimagjinueshmen", Trump reagon për herë të dytë pas atentatit ndaj tij

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar sërish për sulmin me armë zjarri ku u tentua eleminimi i tij gjatë tubimit që po mbante në Pensilvani. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin “Trush Social”, Trump shprehet se vetëm Zoti e parandaloi një ngjarje që mund të ishte ‘e paimagjinueshme’.

"Ne nuk do të kemi frikë, por në vend të kësaj mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë Ligësisë. Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin”- u shpreh Trump ndër të tjera.

Ai shtoi se do të flasë në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin këtë javë.

Ky është postimi i tij i dytë që kur u qëllua dhe u plagos në mitingun e fushatës së djeshme. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Kishte fituar çmim në matematikë dhe shkencë, kush është “ujku i vetmuar” që tentoi të vriste Trumpin?

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Thomas Matheu Crooks

Detaje të reja janë mësuar rreth jetës së 20 vjeçarit i cili tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump gjatë një tubimi në Pensilvani. Thomas Matheu Crooks u neutralizua nga forcat e sigurisë por vetëm pasi kishte arritur të plagoste ish-presidentin, dy të tjerë dhe të vriste një prej të pranishmëve në tubim.

Kush ishte Matheu Crooks?

FBI përdori biometrikë për të identifikuar autorin e armatosur i cili banonte në Bethel Park, Pensilvani.

Bethel Park është një qytet kryesisht i banuar nga amerikanët e bardhë, relativisht i pasur në pjesën jugore të Pittsburgh-ut. Vendi i tubimit, Butler, është rreth një orë me makinë në veri të Pittsburgh-ut. NBC Neës zbuloi se të dhënat e votuesve të Pensilvanisë të listuara e nxjerrin Matheu Crooks si votues të republikanëve, megjithëse nuk është e qartë se nga është marrë regjistrimi i bërë.

Mediat amerkane shkruajnë se Crooks ka fituar një Çmimin Kombëtar të “Maths and Science Initiative Star” me vlerë 500 dollarë (393 £) pasi u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park në 2022.

Ai gjithashtu dukej se kishte veshur veshje duke promovuar një nga kanalet më të njohura të YouTube kushtuar armëve të zjarrit gjatë sulmit, raportoi NBC News.

Çfarë ndodhi gjatë mitingut të së shtunës?

Crooks dyshohet se ishte në çatinë e një ndërtese rreth 150 metra larg vendit ku po fliste Donald Trump. Ai ishte vendosur jashtë zonës së siguruar nga Shërbimi Sekret përpara tubimit. Ai u “neutralizua” menjëherë nga Shërbimi Sekret pas të shtënave.

Dëshmitarët thanë se nuk ishte e qartë se nga vinin të shtënat, ndërsa oficeri i policisë në Pensilvani, nënkoloneli George Bivens tha më pas se “të shtënat ishin të shpërndara disi dhe kështu ato nuk ishin vetëm në një vend të caktuar”.

Policia tha se ata po hetojnë se me kë mund të ketë bashkëpunuar 20 vjeçari pasi sipas tyre “ky nuk mund të ketë qenë një sulm i një ujku të vetmuar”. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

“Tragjedi për demokracinë”, liderët botërorë dënojnë atentatin me armë ndaj Trump! Rusia fajëson SHBA-të për ngjarjen

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Trump i plagosur pas të shtënave me armë

Atentati ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump ka ngjallur reagime të shumta në të gjithë botën. Liderët e shteteve të ndryshme kanë reaguar duke shprehur indinjatën ndaj sulmit të tmerrshëm që shkaktoi vdekjen e një pjesëmarrësi në tubimin e Trump në Pensilvani si dhe plagosjen e këtij të fundit dhe të dy të tjerëve.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e quajti tentativën për vrasjen e Trump një "tragjedi për demokracitë".

“Franca ndan tronditjen dhe indinjatën e popullit amerikan”, shkroi Macron në X.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shkroi në rrjetin social “X” se ishte ndjerë i tmerruar kur mori vesh lajmin për të shtënat dhe shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e një prej pjesëmarrësve në tubimin e Trump.

"Dhunë e tillë nuk ka asnjë justifikim dhe nuk ka vend askund në botë," tha Zelensky. "Uroj që Amerika të dalë më e fortë nga kjo."

Kancelari gjerman Olaf Scholz e quajti tentativën për vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump "të neveritshme" dhe tha se dhuna politike përbën një kërcënim për demokracinë.

"Sulmi ndaj kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump është i neveritshëm. I uroj atij një shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë gjithashtu me njerëzit që u prekën nga sulmi. Akte të tilla dhune kërcënojnë demokracinë," tha Scholz në X.

I tronditur u shpreh edhe sekretari i përgjithshëm në detyrë i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili tha se dhuna politike nuk ka vend në demokracitë e vendeve të zhvilluara.

“Jam i tronditur nga tentativa për vrasjen e ish-presidentit Trump. I uroj shërim të shpejtë dhe mendimet e mia janë me të prekurit. Unë e dënoj këtë sulm. Dhuna politike nuk ka vend në demokracitë tona. Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona”- shkroi Stoltenberg në rrjetin social X.

Nga ana tjetër, Rusia ka reaguar gjithashtu për ngjarjen e ndodhur duke fajësuar SHBA-të për promovimin e politikave që nxisin urrejtje.  Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, u shpreh se SHBA-të duhet “të bëjnë vlerësim” të politikave të “nxitjes së urrejtjes” pas të shtënave në mitingun e Trump.

Ajo pretendoi se fondet e SHBA-së për Ukrainën po përdoreshin për të nxitur sulme kundër presidentit rus dhe sugjeroi që SHBA të investonte më shumë në sigurinë e brendshme.

“Ndoshta do të ishte më mirë të përdoreshin këto para për të financuar policinë amerikane dhe shërbime të tjera që supozohet të sigurojnë ligjin dhe rendin në Shtetet e Bashkuara”- shtoi ajo.

Më herët për ngjarjen reaguan disa prej figurave kryesore në SHBA, si Barack Obama dhe zv.presidentja Kamela Harris të cilët dënuan sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump. Të njëjtin reagim të ashpër pati edhe presidenti amerikan Joe Biden. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Plagosi ish-presidentin Trump dhe vrau një person, momenti kur neutralizohet autori në SHBA

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Forcat e sigurisë qëllojnë autorin

Ky është momenti kur 20 vjeçari Matheu Crooks është filmuar teksa qëndron i palëvizur pasi u neutralizua në momentin që qëlloi drejt ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një fjalimi që ky i fundit po mbante në Pensilvani në kuadër të fushatës elektorale.

Autori shihet në tarracën e një ndërtese dhe pozicionimi i trupit të tij korrespondon me drejtimin nga erdhën të shtënat me armë zjarri që lanë të plagosur në vesh Donald Trumpin si dhe vranë një person pjesëmarrës në tubimin elektoral.

Po ashtu dy persona të tjerë pjesëmarrës në tubim, mbetën të plagosur. Më pas forcat e sigurisë qëlluan drejt atentatorit duke e lënë të vdekur në vend. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj Trump, Rama: Shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për president në SHBA, qëllohet duke folur

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin me armë zjarri ndaj presidentit të SHBA-ve Donald Trump i cili mbeti i plagosur në njërin vesh.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “X”, Rama e cilësoi “shqetësuese” ngjarjen e ndodhur ku iu bë atentat kandidatit për president të SHBA-ve dhe më tej e përcaktoi si “tragjedi për botën demokratike”

“Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës”- shkruan Rama. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Meta për atentatin ndaj Trumpit: Presidenti u qëllua për shkak të vizionit të tij për ta bërë Amerikën të madhe sërish

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Kreu i PL, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka dënuar atentatin me armë zjarri ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili pas të shtënave, mbeti i plagosur në njërin vesh.

Duke e cilësuar si “president”, Meta shkruan në facebook, se Trump është qëlluar për shkak të ideve dhe vizionit të tij për ta bërë Amerikën sërish të madhe.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.

U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.

Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!”- shkruan Meta. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Sulmi ndaj Trump rihap kapitullin e frikshëm në politikën amerikane! Kush janë presidentët që u kanë mbijetuar atentateve, 4 prej tyre janë ekzekutuar

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Trump i rrethuar nga forcat e sigurisë pas atentatit me armë zjarri

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u rrëzua në tokë të shtunën gjatë një mitingu në Pensilvani, pasi u qëllua me armë zjarri nga distanca.

Gjaku mund të shihej në fytyrën e tij, pasi plumbi i kishte prekur veshin e djathtë, por rastet kur presidentë dhe ish presidentë të SHBA-ve bien pre e sulmeve, nuk janë të rralla. Shumë presidentë dhe ish-presidentë dhe kandidatë për president janë sulmuar në historinë e SHBA-së, sipas një raporti të CNN.

Presidenti Andrew Jackson: Në epokën e para Luftës Civile, ai u qëllua teksa merrte pjesë në një funeral në Kapitol. Sulmuesi qëlloi dy herë, por arma dështoi.

Presidenti Theodore Roosevelt: Ashtu si Trump, ai po përpiqej të kthente punën e tij të vjetër gjatë fushatës së vitit 1912. Ai u qëllua gjatë rrugës për një fjalim në Milwaukee.

Presidenti Franklin D. Roosevelt: Ai ishte president i zgjedhur kur një vrasës qëlloi mbi të në Miami në 1933. Sulmuesi, Guiseppe Zangara, nuk vrau dot Roosevelt por vrau kryebashkiakun e Çikagos Anton Cermak.

Presidenti Harry Truman: Ai mori presidencën pasi Roosevelt vdiq dhe u qëllua përballë Shtëpisë së Bardhë nga nacionalistët portorikanë në 1950.

Guvernatori i Alabamës, George Wallace: Segregacionisti kandidoi për herë të tretë për president në vitin 1972 dhe u qëllua pas një ngjarjeje fushate jashtë Uashingtonit, DC. Të shtënat e lanë të paralizuar nga beli e poshtë.

Presidenti Gerald Ford: Ai u përball me dy tentativa për vrasje me radhë në vitin 1975.

Presidenti Ronald Reagan: Ai u qëllua në vitin 1981 jashtë Hilton në Uashington, DC, pasi mbajti një fjalim. Sekretari i tij i shtypit, James Brady, u plagos më rëndë se Reagan dhe më vonë u bë një aktivist për kontrollin e armëve.

Presidenti Barack Obama: Një burrë nga Idaho u akuzua për tentativën e vrasjes së Obamës kur ai qëlloi me armë zjarri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011.

Katër presidentë – Abraham Lincoln, James A. Garfield, William McKinley dhe John F. Kennedy – janë vrarë. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Plagosi me armë zjarri ish-presidentin Trump, del FOTO e autorit 20 vjeçar! Çfarë deklaron FBI për rastin

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Donald Trump, autori 20 vjeçari Matheu Crooks

Një 20 vjeçar i identifikuar si Thomas Matheu Crooks është përcaktuar si atentatori për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.

Megjithatë FBI që po udhëheq hetimet nuk ka identifikuar ende një motiv për atentatin kundër Trump. Agjentët specialë nga Zyra e FBI-së në Pittsburgh u përgjigjën menjëherë, duke përfshirë anëtarët e ekipit të reagimit ndaj krizave dhe teknikët e reagimit të provave.

FBI është zotuar të mbështesë hetimin me të gjitha burimet e saj dhe i ka kërkuar publikut të japë çdo informacion në lidhje me incidentin. Atentatori u ekzektua menjëherë pas ndërhyrjes së forcave speciale, ndërsa të shtënat i ka bërë nga tarraca e një ndërtese.

Deri më tani, një tjetër e dhënë rreth autorit është se mbante veshur një bluze me të dhënat e një kanali në youtube që promovonte armët. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

Detaje nga atentati ndaj Trump, çfarë mbante veshur autori 20 vjeçar

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Forcat e sigurisë mbrojnë Trumpin

SHBA- Matheu Crooks, autori i të shtënave, në tubimin e Donald Trump në Pensilvani mbante veshur një bluze që promovonte një prej kanaleve të njohura në youtube që promovonte armët e zjarrit.

NBC News shkruan se fotot e siguruara nga ajri tregojnë një 20 vjeçarin të shtrirë në një çati të gjakosur nga koka, teksa është i rrethuar nga forcat speciale. Ai kishte veshur një bluzë gru me një Flamur amerikan. Pamja dhe shkrunjat e bluzës së tij përputhen me pamjen e një këmishe që është në shitje në faqen e internetit të kanalit “Demolition Ranch” në youtube.

Pasi spekulimet në internet u rritën, NBC News raporton se Demolition Ranch dhe themeluesi i saj postuan në mediat sociale, duke shpërndarë fotot dhe duke shkruar: "Çfarë dreqin".

Demolition Ranch ka mbi 11 milionë abonentë në YouTube, ku kanali poston shpesh video rreth llojeve të ndryshme të armëve të zjarrit.

Është pjesë e një rrjeti të madh kanalesh në YouTube të përkushtuar për të festuar dhe testuar armët. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga ky kanal. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

“E kuptova se diçka nuk shkonte”, Trump pas atentatit me armë zjarri: Ndjeva plumbin…

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Trump pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë

Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij “Truthsocial” pas sulmit me armë që iu bë në Pensilvani.

Ai tha se e kuptoi se diçka nuk shkonte sapo dëgjoi krismat dhe gjithashtu se e kishte ndjerë momentin kur plumbi e përshkoi sipër veshit të djathtë.

"E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë", shkroi Trump.

Ai falënderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë.

"Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë", tha ai dhe i shprehu ngushëllime familjes së qytetarit që u vra në tubim. Versus.al

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Atentati për vrasjen e Trumpit, si paraqitet gjendja e tij dhe çfarë dihet deri tani për sulmin! Biden dënon aktin e rëndë

Atentat Trump-it në SHBA, 20 vjeçari e plagos në vesh, vret
Momenti pas të shtënave me armë zjarri kur sigurimi shoqëron Donald Trump jashtë mitingut

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është parë për herë të parë që nga tentativa për vrasjen e tij në një tubim. Zëvendës drejtoresha e komunikimit të Trump, Margo Martin publikoi një video të tij në rrjetin social X teksa ecën nga shkallët e një aeroplani.

Videon ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin: "I fortë dhe elastik. Ai kurrë nuk do të ndalojë së luftuari për Amerikën".

Mediat amerikane shkruajnë se Trump zbarkoi në New Jersey pas tubimit në Pensilvani.

Ndërkohë presidenti Joe Biden ka mbërritur në bazën e Forcave Ajrore Andrews në Maryland, nga ku do të udhëtojë në distancën e shkurtër për në Shtëpinë e Bardhë. Ai është kthyer në Uashington DC me Air Force One më herët se sa ishte planifikuar pas të shtënave në mitingun e Donald Trump.

"Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Është e sëmurë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi të tillë”, u shpreh presidenti Joe Biden.

Ai kishte qenë në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach, Delaware, kur mësoi për sulmin. Po ashtu edhe ish-presidenti Barack Obama dhe nënpresidentja, Kamela Haris kanë dënuar sulmin. 

Donald Trump u qëllua me armë zjarri gjatë një mitingu të mbajtur në Pensilvani. Gjatë videos ku u qëllua ndaj tij shihet momenti kur ish-presidenti prek veshin në dorë më pas rrëzohet në tokë. Pasi ngrihet nga forcat e sigurisë, ai shihet i gjakosur në pjesën e veshit dhe të fytyrës. Pas kësaj u bë i mundur largimi i tij në mënyrë të sigurt nga vendngjarja.

Ndërkohë si pasojë e sulmit me armë mbeti i vdekur ndërsa janë plagosur rëndë 2 të tjerë. Autori u ekzekutua nga forcat speciale pas ndërhyrjes. Policia tha se ende nuk ka asnjë informacion mbi motivin e të shtënave dhe se po hetohet nëse autori 20 vjeçar ka vepruar vetëm. Pranë vendit nga ky autori qëlloi me armë, kishte pako të dyshimta. Versus.al

Poll