BOTA /

Plani i Trump për Gazën, Hamasi në dilemë: Nëse e pranojmë, do ishte katastrofë

Grupi terrorist thotë se plani i Trump është i artikuluar nga Netanyahu.

Shkruar nga Versus

Plani i Trump për Gazën, Hamasi në dilemë: Nëse e

Hamasi, grupi terrorist përgjegjës për sulmet e 7 tetorit 2023 në Izrael, ka thënë se po shqyrton mundësinë e pranimit të planit të paqes të propozuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Ata pretendojnë se nëse do ta pranonin planin, atëherë për ta do të ishte një katastrofë. Sipas tyre, plani i Trump për kthimin e pengjeve izraelite, është artikuluar nga Netanyahu. Megjithatë theksojnë edhe qëndrimin e tyre dhe dëshirën për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Pranimi i planit është një katastrofë, refuzimi i tij është një tjetër; këtu ka vetëm zgjedhje të vështirë, por plani është një plan i Netanyahut i artikuluar nga Trump. Hamasi është i etur t’i japë fund luftës dhe gjenocidit dhe do të përgjigjet në një mënyrë që i shërben interesave më të larta të popullit palestinez“,- ka deklaruar për Reuters një zyrtar i Hamasit. Versus.al

Poll