BOTA /

"Po shkojmë drejt luftës totale", Irani kërkesë për mbledhje urgjente në OKB pas vrasjes së kreut të Hezbollahut

Shkruar nga Versus
"Po shkojmë drejt luftës totale", Irani kërkesë
Foto: Banderolë gjigande me imazhin e liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah nga ana e forcave izraelite, ka shkaktuar një kaos total në Lindjen e Mesme. Së fundmi Irani ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas vdekjes së Nasrallah.

Nëpërmjet një letre, ambasadori iranian Amir Saeid Iravani ka bërë apel për marrjen e masave të menjëhershme për të ndaluar agresionin izraelit dhe për të parandaluar që rajoni të bjerë në luftë totale.

Ndërkohë, Izraeli ka vijuar me sulmet ndaj objektivave të grupit të Hezbollahut në territorin libanez. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi për vrasjen e Nasrallah duke e cilësuar si “larje hesapesh” dhe hakmarrjen për vrasje të cilat ai i ka kryer ndaj shtetasve izraelitë dhe europianë.

Më herët të shtunën, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Peter Lerner, tha se ushtria po përgatitej për mundësinë e një inkursioni tokësor, por ishte vetëm një opsion që po shqyrtohej. Qëllimi i deklaruar i Izraelit është të kthejë më shumë se 60,000 banorë në shtëpitë e tyre në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: