Për herë të parë që nga shtrimi i tij në spital rreth tre javë më parë, Papa Françesku po tregon një përgjigje të mirë ndaj trajtimit.
CNN shkruan se kishte marrë përgjigjia nga zyra e Vatikanit ku thuhej se Papa kishte treguar “një përgjigje të mirë ndaj terapisë” dhe një “përmirësim të lehtë dhe të ngadaltë” që nga momenti kur pati probleme me frymëmarrjen të hënën.
Burimi i Vatikanit tha se ky përmirësim ndodhi për shkak të “shkëmbimit të gazit” në mushkëri dhe oksigjenimit të gjakut. Megjithatë, rreziku për një krizë tjetër të frymëmarrjes është ende i pranishëm dhe prognoza mbetet ende e pasigurt.
Të dielën, ai mori pjesë në meshë në kapelën e katit të 10-të të spitalit Gemelli në Romë, dhe më pas mori pjesë përmes videos në “ushtrimet shpirtërore” që po zhvilloheshin në Vatikan për periudhën e Kreshmës, tha Zyrës së Shtypit të Shenjtë. Versus.al







