BOTA /

Presidentet Begaj e Osmani homazhe në Vatikan për Papa Françeskun, mes tyre kardinali Ernest Troshani-Simoni

Në krah të Presidentit të Shqipërisë ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe figura të njohura të kishës dhe komuniteteve fetare shqiptare

Shkruar nga Versus

Presidentet Begaj e Osmani homazhe në Vatikan për Papa

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut, i vendosur për nderim publik në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Në këtë ceremoni të rëndësishme, ku morën pjesë drejtues shtetesh, personalitete të larta të Kishës, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe besimtarë nga e gjithë bota, Shqipëria u përfaqësua me një delegacion të gjerë dhe simbolik që mishëron harmoninë ndërfetare që karakterizon vendin.

Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj u shoqërua nga përfaqësuesit më të lartë të katër komuniteteve fetare në Shqipëri: Komunitetit Mysliman, Kishës Ortodokse Autoqefale, Kishës Katolike dhe komunitetit Bektashi. Kjo pranësi e përbashkët u pa si një mesazh i fuqishëm i unitetit dhe bashkëjetesës ndërfetare, vlera që Papa Françesku i ka çmuar thellësisht dhe i ka përmendur me admirim gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014.

Në krah të Presidentit të Shqipërisë ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe figura të njohura të kishës dhe komuniteteve fetare shqiptare, ndër ta kardinali Ernest Simoni, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj dhe Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: