BOTA /

Presidenti kroat: Serbët po armatosen për një javë luftë që nuk do të shpërthejë kurrë

Zoran Milanoviç komentoi blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” - kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin

Shkruar nga Versus

Presidenti kroat: Serbët po armatosen për një javë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, duke ka folur për kapacitetet ushtarake të shtetit të tij, ka përmendur edhe armatosjen e Serbisë.

Ai ka përmendur blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” - kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë ai, raportoi Dnevnik.

Macroni edhe sot, 30 gusht, është në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiqin, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.

Poll