BOTA /

Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu shpall datën e zgjedhjeve pas takimit me partitë

Vendimi i Haxhiut të enjten vjen pak pas mbajtjes së një takimi me liderë dhe përfaqësues të partive politike në vend për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus
Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu shpall datën e zgjedhjeve pas
Albuena Haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shpallur 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, të cilat do të jenë të tretat brenda rreth një viti e gjysmë.

Vendimi u bë publik pas një takimi që Haxhiu zhvilloi me liderë dhe përfaqësues të partive politike, ku u diskutua për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

“Pasi dëgjova propozimet e partive politike dhe pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së dhe rëndësisë së pjesëmarrjes sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbahen më 7 qershor”, deklaroi Haxhiu.

Sipas saj, 15 nga 17 partitë e ftuara morën pjesë në takim, ku u diskutuan dy data të mundshme, 31 maj dhe 7 qershor.

Edhe përfaqësues të disa prej partive kryesore kanë bërë të ditur pas takimit se janë dakordësuar që zgjedhjet e reja të zhvillohen më 7 qershor.

/Versus.al

 

Poll