AKTUALITET /

'E kishte zënë demenca.Nuk e kaloi klasën', Malltezi e Begeja thumbojnë Ballën pas daljes nga GJKKO

Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja kanë komentuar zhvillimet e seancës, duke u ndalur te qëndrimet e Taulant Balla gjatë dëshmisë së tij.

Shkruar nga Versus

'E kishte zënë demenca.Nuk e kaloi klasën', Malltezi e

Pas seancës së radhës në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku për rreth katër orë pati përballje dhe debate në sallën e gjyqit, palët janë përfshirë në deklarata të forta jashtë ambienteve të gjykatës.

Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja kanë komentuar zhvillimet e seancës, duke u ndalur te qëndrimet e Taulant Balla gjatë dëshmisë së tij.

Begeja është shprehur me ironi se “Taulant Balla jo vetëm që ka ngelur në klasë, po ka marrë edhe 2-sh”, duke iu referuar, sipas tij, momenteve kur Balla nuk kujtonte detaje të dosjes dhe i referohej kallëzimit të vet.

Ndërkohë, me ton ironik, Jamarbër Malltezi është shprehur: “E kishte zënë demenca Taulant Ballën”.

Duke iu referuar një deklarate të mëparshme të Ballës në Kuvend, “Nuk na tret dheu pa e futur Sali Berishën në burg”, Malltezi është shprehur se: “Taulant Ballla ka dhënë në premtim solemn, para gjithë Shqipërisë, që nuk do ta tresë dheu, tani ai u kishte dhënë 10 detyra prokurorëve politikë për të ndjekur… në rast se prokurorët dhe gjyqtarët janë shtetarë, Taulant Ballën nuk do e tresë dheu sepse ka thënë 11 gënjeshtra në një kallëzim penal.”

Ai ka paralajmëruar se në seancën e radhës do të paraqiten kundërshtimet ndaj deklarimeve të Ballës, duke shtuar se “bënin ‘muu’ që ishin gënjeshtra”, dhe se kallëzimi penal ndaj Ballës dhe Edi Rama do të përsëritet.

Malltezi ka pretenduar gjithashtu se institucionet janë vënë në dispozicion të Ballës dhe se, sipas tij, ai ka marrë të dhëna personale dhe i ka dorëzuar një studio ligjore. Ai ka shtuar se “është partia mbi shtetin” dhe se ligji ndalon përdorimin e të dhënave personale në këtë mënyrë.

Në fund, ai ka kritikuar edhe deklarimet e Ballës në proces, duke thënë se ai nuk ka paraqitur dokumente apo prova, por është mbështetur në “burime mediatike”./Versus.al

Poll