BOTA /

Protesta të dhunshme në gjithë Serbinë, mijëra të rinj përplasen me mbështetësit e Vuçiç nëpër rrugë

Shkruar nga Versus

Protesta të dhunshme në gjithë Serbinë, mijëra të

Pavarësisht temperaturave të larta, mijëra qytetarë në Beograd nuk janë frenuar për të vijuar me protesta masive kundër pushtetit të presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestat e organizuara nga lëvizja “Studentët në Bllokim” u përshkallëzuan në Beograd dhe disa qytete të tjera.

Tubimet u organizuan për të reaguar ndaj dhunës së përsëritur ndaj qytetarëve dhe ndaj qeverisë e cila sipas protestuesve, në vend që të garantojë sigurinë publike po mbron huliganët. Në Novi Sad situata doli jashtë kontrollit pasi persona të maskuar hodhën fishekzjarre kundrejt protestuesve.

Përplasja u ashpërsua kur qytetarët reaguan duke thyer dritaret e zyrave të partisë. Policia speciale ndërhyri me kordone sigurie, por tensionet vetëm u rritën. Në qytet shpërtheu përplasje mes protestuesve dhe mbështetësve të Vuçiç të cilët për të disatën herë përpiqen të sfidojnë vullnetin e popullit duke tentuar të nxisin frikë. Versus.al

Poll