Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar sërish për protestën ku qytetarët bllokuan hyrjen e televizioneve në Beograd dhe Novi Sad.
Vuçiç ka provokuar protestuesit duke thënë "duhet të më vrisni nëse doni të më zëvendësoni."
Më herët Vuçiç ka thënë se një qeveri tranzitore do të ishte fundi i një Serbie moderne.
“Besoj se një qeveri tranzitore do të ishte vdekja e Serbisë, fundi i një Serbie moderne, të suksesshme dhe të begatë. Dhe të jem i sinqertë, besoj se do të nënkuptonte kthim në pushtet pa zgjedhje dhe pa vullnetin e popullit të atyre që janë e keqja më e madhe e vendit tonë. Njerëzit janë të ngopur me dhunë, me ata që i bllokojnë rrugët apo shkollat. I bëj thirrje të rinjve dhe çdo qytetari të këtij vendi të mos marrin pjesë në akte dhune, dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur institucionet.”-tha Vuçiç.








