BOTA /

Protestat nuk japin rezultat/ Gjykata turke lë në burg kryebashkiakun Ekrem Imamoglu

Arrestimi i Imamoglu konsiderohet gjerësisht si i motivuar politikisht përpara zgjedhjeve presidenciale, të cilat aktualisht janë caktuar për në vitin 2028, por mund të ndodhin më herët.

Shkruar nga Versus

Protestat nuk japin rezultat/ Gjykata turke lë në burg kryebashkiakun

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua muajin e kaluar, shihet gjerësisht si sfiduesi më i madh i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Zyrtarët gjyqësorë në Turqi refuzuan të hënën një apel që kërkon lirimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu nga burgu në pritje të rezultatit të gjyqit të tij për korrupsion, njoftoi agjencia shtetërore e vendit, Anadolu Agency.

Imamoglu, një figurë e shquar e opozitës dhe një sfidues kryesor i qeverisjes prej më shumë se dy dekadash të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua më 19 mars dhe u burgos zyrtarisht me akuza për korrupsion dhe terrorizëm katër ditë më vonë. Kjo shkaktoi protestat më të mëdha në Turqi në më shumë se një dekadë, me rreth 2,000 njerëz të arrestuar për pjesëmarrje.

Arrestimi i Imamoglu konsiderohet gjerësisht si i motivuar politikisht përpara zgjedhjeve presidenciale, të cilat aktualisht janë caktuar për në vitin 2028, por mund të ndodhin më herët.

Qeveria turke ka pohuar se gjyqësori funksionon në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: