BOTA /

Publikohet FOTO e policit që hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut

Në pamjet që qarkollojnë një rrjet polici tashmë i identifikuar me inicialet  D.K. shihet duke hequr nga shtylla flamurin shqiptarin, të cilin më pas e hedh në tokë.

Shkruar nga Versus
Publikohet FOTO e policit që hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në
Polici maqedonas me inicialet D.K.


Personi që shikoni në foto është polici maqedonas që mbrëmë (29 nëntor 2024) hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë. Fotoja e tij është bërë publike nga media ‘Tetova sot’ .

Në pamjet që qarkollojnë një rrjet polici tashmë i identifikuar me inicialet  D.K. shihet duke hequr nga shtylla flamurin shqiptarin, të cilin më pas e hedh në tokë.

Veprimi i tij ka shkaktuar zëmerim dhe indinjatë tek shqiptarët e Maqedonisë, ndërsa partitë politike opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas.

Zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se polici do të dënohet me masa disiplinore.

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim”,- ka shkruar Iseni./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: