Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se është marrë një vendim për të nisur pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, përfshirë edhe operacionet ushtarake në zonat ku besohet se mbahen pengje nga Hamasi.
Në një mesazh drejtuar Shefit të Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Zyra e Kryeministrit është shprehur prerazi:
“Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen.”
Ky zhvillim vjen pas muajsh negociatash në Doha mes Izraelit, Hamasit dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbim pengjesh. Por progresi ka qenë i ngadaltë.
Hamasi ka kërkuar që qindra kamionë me ndihma humanitare të lejohen të hyjnë në Gazë si parakusht për të rifilluar negociatat. Kjo ndodh ndërsa presioni ndërkombëtar për të ndihmuar civilët palestinezë vazhdon të rritet.
Ndërkohë, gjatë fundjavës, Hamasi ka publikuar video të disa pengjeve, ku shfaqen në gjendje të rënduar shëndetësore dhe pretendon se ata po vdesin urie për shkak të krizës humanitare që ka përfshirë të gjithë Rripin e Gazës. /Versus.al







