BOTA /

Putin u thotë rusëve: Duhet të kisha pushtuar Ukrainën më herët

Shkruar nga Versus

Putin u thotë rusëve: Duhet të kisha pushtuar Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë ditën e sotme se Rusia duhet të kishte nisur një pushtim të plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për luftën.

Në konferencën e tij për shtyp të fundvitit të enjten, Putin tha, duke parë pras, duhet të kishte pasur ‘përgatitje sistematike’ për pushtimin e vitit 2022, të cilit ai i referohet si një ‘operacion ushtarak special’.

Rusia pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe forcat pro-ruse filluan një konflikt në Ukrainën lindore, por tetë vjet më vonë Putin u përpoq të pushtonte Kievin.

Putini u shfaq përpara një ekrani të madh blu të zbukuruar me një hartë të Federatës Ruse, të kompletuar me pjesët e aneksuara të Ukrainës.

Ai mori pyetje nga publikut, gazetarë të huaj dhe pensionistë, por ishte një shfaqje e kontrolluar fort.

Kur u pyet nga redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, nëse ai mendonte se vendi ishte në një gjendje më të mirë se ku e kishte lënë paraardhësi i tij, Boris Yeltsin 25 vjet më parë, Putin tha se Rusia kishte rifituar ‘sovranitetin’ e saj.

‘Me gjithçka që po i ndodhte Rusisë më parë, ne po shkonim drejt një humbjeje të plotë, totale të sovranitetit tonë.’

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: