
Donald Trump ishte aktiv në llogarinë e tij Truth Social edhe një herë gjatë natës dhe postoi një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Ai paralajmëron për "qetësinë para stuhisë" dhe tregon presidentin amerikan të rrethuar nga anije ushtarake me rrufe që bien nga retë e errëta.
Dje, New York Times raportoi se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.
Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme thanë se të dy vendet po kërkojnë të jenë gati që javën e ardhshme. Ndërsa Netanyahu pritet të ketë një telefonatë me Trump gjatë ditës së sotme pas sulmeve kundrejt Libanit. Versus.al

