BOTA /

Raporti i NATO-s lëshon alarmin: Kosova është në rrezik, dërgoni urgjentisht më shumë trupa

Shkruar nga Versus

Raporti i NATO-s lëshon alarmin: Kosova është në rrezik,

Në raportin e saj vjetor, Asambleja parlamentare e NATO-s, paralajmëroi për rreziqe të mëdha në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, nëse nuk ka angazhim të shtuar të BE dhe NATO.

Ajo i cilëson incidentet në veri si thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar, dhe kërkon që urgjentisht të dërgohen trupa shtesë në Kosovë.

Autori i këtij dokumenti, Lord Mark Lancaster nga Britania e Madhe, thekson se  ‘Prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund te fuqizohet duke marrë parasysh zhvillimet në terren dhe në rajon

‘Vëmendja e aleatëve për 'Kosovën', konkretisht shtimi i trupave atje, duhet të jenë prioritet kyç…Përveçse shërben për parandalimin e dhunës, kjo do të ndihmonte edhe në ndërtimin e besimit me të gjitha komunitetet në Kosovës..’, thuhet në raport.

Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes ‘Kosovës’ dhe Serbisë përmendet si çështja më sfiduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj NATO-s dhe BE i kërkohet të ushtrojnë presion mbi ‘Kosovën’ dhe Serbinë për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: