Ukraina i bëri sot thirrje Rusisë që të pranojë "menjëherë një armëpushim të plotë për të paktën 30 ditë", pas njoftimit të papritur të Vladimir Putin për një armëpushim 3-ditor, nga 8 deri më 10 maj, me rastin e festimeve për fundin e Luftës së Dytë Botërore.
"Nëse Rusia vërtet dëshiron paqen, ajo duhet të ndalojë menjëherë sulmet," shkroi ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha në një mesazh për X.
If Russia truly wants peace, it must cease fire immediately.
— Andrii Sybiha ???????? (@andrii_sybiha) April 28, 2025
Why wait until May 8th? If the fire can be ceased now and since any date for 30 days—so it is real, not just for a parade.
Ukraine is ready to support a lasting, durable, and full ceasefire. And this is what we are…
“Pse po pret 8 majin? - pyeti ai, duke siguruar se "Ukraina është e gatshme të mbështesë një armëpushim të qëndrueshëm dhe të plotë. Dhe ne e rekomandojmë këtë vazhdimisht, për një periudhë prej të paktën 30 ditësh."- shkroi kryediplomati ukrainas në rrjetin social X.








